Gjykata e Lartë mohon kategorikisht takimin "Çili-Dvorani" tregon pse ishte relator i dosjes "Aliko"
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Gjykata e Lartë përmes një deklarate për median mohon në mënyrë kategorike takimin e gjyqtarit Ardian Dvorani me botuesin Henri Çili. Ky i fundit me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Përmetit do të hetohet në gjëndje të lirë për 6 akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria.

Një prej tyre akuzave eshte dhe ajo e "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike?. Dyshohet se Çili do të ndikonte në Gjykatën e Lartë për të liruar dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të dënuar si pjesë e grupit të zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, në operacionin e qershorit të vitit 2015 në Lazarat.

"Ndërkohë që gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019" thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Pse Dvorani relator ? - Në njoftimin e shpërndarë nga kjo gjykatë shpjegohet fakti pse çështje penale, me nr. 52105-00941-00-2019, e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, ka si relator të saj gjyqtarin Ardian Dvorani. Gjykata tregon se nje procedure e tille është zhvilluar e njëjtë me të gjitha çështjet penale në periudhën nëntor 2019 dhe deri më sot pasi Dvorani ka mbetur gjyqtari i vetëm i kësaj gjykate.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cili-u-takua-me-dvoranin-reagon-gjykata-e-larte-nuk-jane-takuar-ne-menyre-kategorike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended