Ora News - Sokol Sadushi para KLGJ: Gjykata e Lartë duhet të kthehet në gjykatë ligji, jo provash

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Sokol Sadushi, aktualisht Drejtor i Shkollës se Magjistraturës, ishte kandidati i parë në radhët e juristëve për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative në Gjykatën e Lartë që realizoi seancën dëgjimore para anëtarëve të KLGJ.

Para anëtarëve të KLGJ, Sadushi tha se e kërkon këtë detyrë sepse do të përballet.

Sadushi: Vetëm nuk bëj dot gjë por me kolegë që të arrijmë atë që duhet. Gjykata e Lartë të kthehet në një gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash.

Më tej ai renditi sfidat me të cilat do të përballet kjo gjykatë.

Sadushi: Qenia prej 13 vitesh si anëtar i Gjyaktës Kushtetutës është një përparësi. Është një mandat i plotë 9 vjeçar që kërkoj të marr në Gjykatën e Lartë. Sfidë kryesore e Gjykatës së Lartë është shndërrimi i saj në gjykatë ligji. Marrja e masave organizative procedurale për mënyrën sesi do të evatojë numri i çështjeve është sfida e dytë. Së treti Gjykata e Lartë ka nevojë të marrë legjitimitetin që i nevojitet. Kam objektivat e mia në pozicionin e gjyqtarit të ardhshëm. Një strategji institucionale është e nevojshme, ajo Gjykatë nuk ka një strategji. Është një numër astronomik çështjesh por mund të përballohet.

Evadimi i stokut të dosjeve do të kërkojë kohë, tha Sadushi.

Sadushi: Do kërkojë kohë. Që gjyqtarët të japin vendime në kohë dhe shpejt duhet të ndihmohen nga një trupë, njësia e shërbimit ligjor brenda gjykatës. Nuk është e lehtë por ka metoda që mund të bëjnë që ky numër i madh çështjesh të kenë mundësi të ndihmohen nga disa struktura brenda gjykatës.

Pas zotit Sadushi, para KLGJ doli Ervin Pupe i cili kandidon për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile.

Në garë për Gjykatën e Lartë është edhe Ilir Panda në fushën e të drejtës penale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjykata-e-larte-sot-intervistimi-i-tre-kandidateve-nga-radhet-e-juristeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended