Bllokimi i gjykatës së Lartë/ Avokati Nikolla: KLGJ-ja ka kompetenca të ndërhyjë

  • 5 years ago
Vonesa në shqyrtimin e dosjeve në gjykatën e lartë ndikon tek qytetarët të cilët presin nga 1 deri në 5 apo 10 vite. Sipas tij parlamenti dhe këshilli i lartë gjyqësor duhet të ndërhyjnë urgjentisht shprehet në një reagim për mediat juristi dhe avokati Bashkim Nikolla, duke sjellë si shembull zgjidhje situatën me kryeprokurorin.

"KLGJ, me vendimmarrjen e para disa muajve, ka hapësirë si gjyqi që kishim sot ka marrë gjyqtar nga dhoma penale ka formuar trupin. Tre muaj ose 6 muaj në një vend që ka vakancë e ka kompetencë KLGJ ti plotësojë. Organi më i lartë sic është kuvendi mund ta zgjidh me vendime ekstra për një kohë tranzitore, sic kemi prokuror të përkohshëm ka dhe gjyqtar të përkohshëm. Edhe në regjencat fashiste e naziste edhe formalisht kanë ekzistuar gjykatat" tha ai.

Nikolla shprehet se situata ku ndodhemi nuk është e ngjashme në asnjë vend të botës, e në një shtet demokratik si Shqipëria kjo nuk ka arsye të ndodhë. "Kjo është anormale, shqetësuese për njerëzit e thjeshtë. Por edhe veprimtarin normale të pushtetit të tretë në Shqipëri, i cili me vendimet e tij mban në balancë dy pushtetet e tjera" tha Nikolla.

Prej më shumë se 5 ditësh pas shkarkimit nga kolegji i apelimit të gjyqtarit Edmond Islamaj, gjykata e lartë është bllokuar duke mos formuar dot asnjë kolegj si civil apo penal pasi kanë mbetur 2 gjyqtarë. Nga 19 që duhet të ketë gjykata e lartë aktualisht janë vetëm dy, mes tyre kreu i saj Xhezahir zaganjori dhe anëtari Ardian Dvorani.

Recommended