Ora News - Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në KPA, Komisioneri Publik: Hetimi i KPK, jo i thelluar
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi ka kaluar testin e parë në Komisionin e Pavarur të Kulifikimit një nga tre anëtarët e mbetur në Gjykatën e Lartë, gjyqtari Edmond Islamaj duhet të kalojë edhe nje tjetër sitë që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa nuk ka qënë dakord me vendimin e KPK-së dhe e ka ankimuar atë në KPA.

Në argumentin e dhënë para kolegjit, komisioneri pretendoi se hetimin e kryer nga KPK në lidhje me kriterin e pasurisë, nuk është i plotë dhe i gjithanshëm.

Ai shprehu rezerva edhe në lidhje me çmimin e shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë, e cila është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.

Komisioneri Publik vlerëson se Komisioni nuk ka bërë një hetim të thelluar për udhëtimet jashtë vendit që ka kryer gjyqtari dhe familjarët e tij. Sipas komisionerit nga viti 2008, deri në vitin 2016, gjyqtari ka udhëtuar 64 herë jashtë vendit, nga këto vetëm në 8 raste udhëtimi është mbuluar nga Gjykata, për pjesën tjetër, sipas KP, nuk është bërë një hetim i thelluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyqtari-i-gjykates-se-larte-perballe-kolegjit-te-posacem-te-apelimit
Recommended