KPK konfirmoi gjyqtaren Alma Brati, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Hetimi jo i plotë

  • 6 years ago
Tiranë- Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk ishte në konflikt interesi, raport të cilin e ka konfirmuar edhe KPK në seancën e 5 korrikut.

Pasuritë
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro.

Pesë ankesa për vendimet e Alma Bratit

Figura e Bratit ?cënohej? nga 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, të cilat u hodhën poshtë nga DSIK.

Recommended