Avokati i Salianjit: Vendimi i gjykatës i dyshimtë, mungojnë pretendimet e palëve
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Sot u bë zbardhja e vendimit të gjykatës për për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji për dosjen "Babale". Por për avokatin e tij, Ledio Braho ky proces gjyqësor ka shumë anë të errëta.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Braho thotë se nuk dihet si është bërë publik ky vendim, kur ende nuk i është bërë i ditur palëve dhe prokurorisë.

Ledio Braho: U njohëm nga portalet, nga mediat, sepse sot është ditë e shtunë dhe gjykatat nuk kanë punuar. Nuk e dimë si është zbardhur ky vendim sepse para datës 31 ne jemi paraqitur në Gjykatë, kemi depozituar dhe ankimin pa u zbardhur vendimi. Ndërkohë sot çuditërisht në media sot del vendimi, në faqen e gjykatës ku supozohet të hidhet vendimi nuk është vendimi, po ashtu ne nuk na është vënë në dijeni, as prokurorisë nuk i është vënë në dijeni. Kjo na bën të dyshojmë si është zbardhur ky vendim dhe si ka përfunduar në duart e medias, pa u marrë nga palët në fillim dhe prokuroria. Kjo është një anë tjetër e errët e këtij procesi gjyqësor që nuk dihet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/avokati-i-salianjit-vendimi-i-gjykates-i-dyshimte-mungojne-pretendimet-e-paleve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended