Top News - SPAK kundërshton OFL/ 48 kërkesa sekuestro, të paligjshme

  • 4 years ago
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ të miratuar në 31 janar të këtij viti e deri në fund të muajit maj ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri. Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :
Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.

Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.
Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke pregatitur kërkesat për konfiskim për t?i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#OFL#TopChannel

Recommended