Ora News - Dështimi i sekuestrove të bujshme, SPAK refuzoi 80 dosje të dërguara nga OFL
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Sekuestrimet e kryera nga policia e shtetit në emër të ligjit Antimafia por edhe Forca e Ligjit, kanë dështuar në shumicën e rasteve gjatë trajtimit në prokurori dhe në gjykata. Më shumë se 80 kërkesa të dërguara nga OFL, janë refuzuar në rrugë gjyqësore me motivacionin se kanë qenë të paplota ose të pa bazuara në ligj. Që nga nisja e Operacionit Forca e Ligjit, nga 243 pasuri të kërkuara për sekuestro nga ana e OFL, SPAK ka miratuar vetëm 102 prej tyre. Ndërkaq përgjatë këtyre viteve janë konfirmuar vetëm 2.5% e pasurive të sekuestruara.

Parashikimet e zymta të komunitetit të juristëve për rrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut nga Operacioni Forca e Ligjit dhe sekuestrimet policore, duket se po rezultojnë reale.

Të paktën një e treta e sekuestrimeve të kryera nga ana e policisë janë rrëzuar nga SPAK ose nga gjykata duke rezultuar jo vetëm të pa bazuara në prova e në ligj, por edhe në kundërshtim me aktin normativ të qeverisë që i dha policisë kompetencat e gjykatës dhe prokurorisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/deshtimi-i-sekuestrove-te-bujshme-spak-refuzoi-80-dosje-te-derguara-nga-ofl/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended