Top News - Vettingu dhe OFL/ Strukturat për pasuri të paligjshme
  • 4 years ago
Mes vettingut për prokurorë e gjyqtarë që ka nisur në vitin 2018 dhe Operacionit ?Forca e Ligjit?, duket se nuk ka asnjë ngjashmëri. Por në misionin e tyre, e përbashkët është pasuria.

Ata që shkarkohen nga vettingu pasurinë në apartamente, dyqane, pallate, apo qendra tregtare e kanë vendosur gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa ata të ?listës së zezë? të OFL e kanë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Që të dyja pasuri të paligjshme. Në rastin e vettingut, fakti që prokurorë e gjyqtarë janë shkarkuar, do të thotë se pasuria e tyre nuk ka qenë e justifikuar, përmes veprimeve korruptive, ose shpërdorimit të detyrës. Mbi të gjitha e pajustifikuar.

Edhe në rastin e atyre që OFL u çon formularin dhe u lë 48 orë afat, është e njëjta gjë. Duhet të justifikojnë pasurinë e luajtshme, ose llogaritë bankare.

Por, mes këtyre dy ka një dallim të madh. Sepse për ata që janë pasuruar me drogë, prostitucion, apo krime të tjera SPAK vepron me kërkesë-sekuestro në gjykatë, ndërsa për gjyqtarë e prokurorë mjafton vetëm dalja jashtë sistemit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vettingu#OFL#TopChannel
Recommended