Report TV -Ekskluzive/ Godina kthehet në kantier, SPAK-u zhvendoset te Gjykata e Posaçme

  • 4 years ago
Vetëm një muaj e gjysëm pasi prokuroria e posaçme SPAK, nisi funksionimin e saj për hetimin e zyrtarëve të lartë dhe individëve të krimit të organizuar në Shqipëri,kjo prokurori është kthyer në kantier ndërtimi. Godina luksoze e ndërtuar pak vite më parë me fondet e Bashkimit Europian, është kthyer në kantier me qëllim rikonstruksionin e saj të plotë në pjesën e brendshme. Paratë për këtë rikonstruksion mësohet se janë shpenzuar nga një organizatë e huaj që vepron në Shqipëri dhe që monitoron sistemin e drejtësisë Shqiptare. Këto janë pamjet ekskluzive të ambienteve të brendshme të prokurorisë SPAK, ku muret, dyshemeja dyert dhe komplet sistemi i sigurisë, sistemi elektronik, elektrik dhe ai hidrik, është hequr plotësisht, me qëllim për tu zëvendësuar me një ndërtim të ri. Momentalisht prokuroria e posaçme është në fazën e zhvendosjes totale në ambientet e gjykatës së Posaçme, dhe për këtë është dashur transferimi i komplet arkivës, zyrave të prokurorëve e materialeve të ndryshme.

Recommended