Report TV - Ekskluzive/Ja ku vendoset SPAK do të lidhet me tunel me policinë

  • 6 years ago
TIRANE-Institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vendosen në një godine të re, vetëm pak metra larg Policisë së Shtetit. Burime konfidenciale nga qeveria thanë për Report TV se SPAK dhe BKH do të vendosen në godinën ku ka qenë Ministria e Shëndetësisë. Personat që do të hetojnë zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar do të qëndrojnë në të njëjtën godinë.

Plani për të vendosur SPAK-un në godinën ku ka qëndruar Ministria e Shëndetësisë është i mbuluar me mistere dhe mbahet sekret. Por Report TV mësoi se godina ku do qëndrojnë personat që do hetojnë zyrtarët e lartë do të lidhet me një tunel me Policinë e Shtetit. Është menduar që SPAK dhe Policia të lidhen ose me tunel nëntokësor, ose me tunel ajrorë.

Recommended