Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un

  • 5 years ago
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkon Qeverisë dhe Parlamentit një pallat për ushtrimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme si dhe rritjen e pagave apo shpërblimit për prokurorët e posaçëm, për shkak detyrës së rëndësishme, të veçantë dhe të vështirë. Kërkesat janë artikuluar nga anëtarët e KLP, gjatë mbledhjes së fundit, zhvilluar në 6 shkurt 2019. Gjatë diskutimeve të zbardhura nga Shqiptarja.com, anëtari Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t?u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Në një linjë me Kostaq Belurin ishte dhe anëtarja Antoneta Sevdari, e cila u shpreh se diferenca në pagë mes prokurorit të Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorëve të tjerë është vetëm 7 mijë lekë, shumë që zonja Sevdari e konsideroi qesharake. Sipas saj, nuk mund të kenë shpërblim të barabartë mes një prokurori të SPAK-ut me një prokurori që heton veprat penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Recommended