Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela
  • 4 years ago
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Lajmi u bë i ditur për gazetaren Anila Hoxha nga burime të sigurta pranë Gjykatës së Posaçme qe prej muajsh ishte në pritje të këtij veprimi.


Siç bëri me dije për gazetaren Hoxha i njëjti burim, dosja përfshirë edhe apelimet e palëve u dorëzua me pesë muaj vonesë, pasi sipas ndryshimeve ligjore të reformës duhej bërë njoftimi i të pandehurve. Por për shkak se Jaeld Cela është në kërkim , kjo procedurë ka zgjatur derisa ai ka marrë dijeni përmes avokatit. Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se sot rreth orës 13:00, Gjykata e Posaçme do hedhë shortin për të përcaktuat trupën që do gjykojë ish-ministrin e Brendshëm dhe Jaeld Celën, të shpallur fajtor për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, gjyqtarja për median, Saida Dollani sqaroi për Top Channel:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me nr. 10 Prot., datë 19.02.2020, bazuar në ligjin nr. 119/2014 ?Për të drejtën për informim?, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë? ju bëjmë me dije se:

Procedura e ?Dërgimit të akteve?, parashikohet shprehimisht nga neni 419 i K.Pr.Penale, i cili përcakton se, brenda pesë ditëve nga realizimi i njoftimeve, Gjykata që ka dhënë vendimin i dërgon aktet e procedimit dhe të ankimeve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen. Pikërisht, bazuar në këtë dispozitë procedurale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas procedurës së njoftimeve ka dërguar aktet e procedimit dhe ankimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTahiri#JaeldCela#TopChannel
Recommended