Ora News - Ambasadorja Kim, i drejtohet shqiptarëve: Bashkë kundër krimit e korrupsionit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Shiu i Tiranës nuk ndali entuziazmin e ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim për tiu përveshur punës në Tiranë.

Në mëngjes u ndal tek presidenca për ti dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesditë mbajti dhe një fjalim drejtuar popullit shqiptar ku nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla" shtoi ambasadorja duke theksuar se pret me kënaqësi të punojë me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/live-fjalimi-i-pare-i-ambasadores-se-shba-se-yuri-kim-jemi-miq-aleate-dhe-partnere

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended