Koraqi: Skenar për hapjen e COVID/2! Vatrat në QSUT janë izoluar! Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë

  • 4 years ago
TIRANË- Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik po planifikon rihapjen e spitalit, teksa ndalur te stafi që do të punojë te COVID/2, ai shtoi se mund të ketë një ndarje të personelit të Infektivit, kjo për shkak të eksperiencës së këtyre të fundit.

"Ka skenar të përgatitur, varet nga numri i të shtruarve, numri i fataliteteve, do e vendosë Komuniteti. Numri i testimeve nuk është kusht i domosdoshëm për parandalimin apo vlerësimin e të infektuarve me COVID, e rëndësishme hetimi epidemiologjik, që i ndjek rastet hap pas hapi.  Shërbimi është i standardizuar në të gjitha spitalet COVID, personel i specializuar, mund të bëhet edhe një ndarje e personelit infektiv, por personali është i specializuar", tha Koraqi.

Ai njofton se vatrat e infeksionet në shërbimet brenda QSUT-së janë izoluar, teksa konfirmon se ka pasur një nrglizhencë nga ana e bluzave të bardha sa si takon respektimit të protokolleve.

"Situata nuk është që nuk pritej, pas hapjes apo daljes nga karantina, është rritur numri i kontakteve dhe kohëzgjatja e qëndrimit me njëri- tjetri, çka detyrimisht do të jepte rritje të përhapjes së koronavirusit. Numri i vogël i daljes nga karantina bëri që njerëzit të mendonin se virusi u zhduk, pati një neglizhencë për mos respektimin e protokolleve dhe kjo neglizhencë solli një numër të larë të të infektuara.  Ka pasur neglizhencë edhe nga bluzat e bardha që çoi në shfaqjen sporadike të të infektuar. Të gjitha rastet në QSUT janë izoluar, janë marrë masa për ndërprerjen e përhapjes së transmetimit, vazhdojnë testimet e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, nuk di të ketë raste të reja nga spitali dhe ato që janë të prekur shumica kanë qenë pa shenja klinike. Infermier dhe specializantë, një pakicë mjekësh primar", shtoi Koraqi.

Recommended