Selimi: Nëse Beogradi nuk qëndron pas vrasjes së Ivanoviç po e shfrytëzon për tjetër skenar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk përjashton mundësinë që vrasja e Oliver Ivanoviç të jenë pjesë e një skenari për konflikt etnik në Mitrovicë.

I ftuar në Ora News, Selimi tha se vetë viktima e kishte paralajmëruar diçka të tillë.

Selimi: Kjo vrasje nuk mund të trajtohet e shpëputur edhe nga ngjarjet e tjera politike që kanë ndodhur në Kosovë, kryesisht në pjesë të caktuara të territorit të Kosovës që prej kohësh është jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore të Kosovës, veriu i Mitrovicës.Mund të jetë një skenar i tillë për konflikt etnik për shkak se vetë viktima e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.Mund të mos shihet si e rastësishme edhe për mënyrën e ekzekutimit. Por gjithësesi mund të mos shihet edhe i shkëputur nga ngjarjet e tjera për shkak se edhe DASH para dy-tre ditësh paralajmëroi situata të tilla në pjesën veriore të Mitrovicës. Një konflikt duket i hapur mes aktorëve politikë serbë, jo i shkëputur edhe nga qeveria e Beogradit dhe ndikimi politik i Beogradit. Ivanoviç ishte një personalitet politik atje që kishte dalë në kundravalë edhe ndaj politikave të Vuçiç në Kosovë, edhe Listës Serbe që konsiderohet si një marjonetë e politikës serbe në Kosovë.Duket që është një përplasje goxha e madhe mes forcave politike serbe, por jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës.

Kundërpërgjigjen e Beogradit me ndërprerje të dialogut me Kosovën e shikon të pakuptimtë. Nëse pas vrasjes së Ivanoviç nuk qëndron Beogradi, Selimi thotë se po e shfrytëzon gjithësesi për një tjetër skenar.

Selimi: Nëse Beogradi nuk e ka përgatitur një gjë të tillë, nuk është pjesë e një skenari të tillë, mund ta shfrytëzojë këtë për të krijuar një skenar tjetër gjithësesi të rrejshëm sa i përket vrasjes së Ivanoviç. Duket se Beogradi është i përgatitur për vrasje të tilla, edhe për këtë vrasje.Dhe duket se ka qenë e gatshme situata që të ndërmarrin dhe hapa të tillë. Është krejt e pakuptimtë që vendime të tilla të qeverisë së Beogradit, duke ndërlidhur vrasjen e Ivanoviç me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me vrasjen. Dua të theksoj se përplasjet politike mes serbëve të Kosovës janë goxha të mëdha dhe të paralajmëruara nga vetë viktima sot.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/selimi-nese-beogradi-nuk-qendron-pas-vrasjes-se-ivanovic-po-e-shfrytezon-tjeter-skenar

Recommended