Shtohet staf i ri ne QSUT, Manastirliu: Pergatitjet per hapjen e Covid 3

  • 4 years ago
Rekrutohet staf i ri mjekësor në QSUT dhe janë drejt përfundimit përgatitjet për hapjen e spitalit Covid 3.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e përshtatur Covid 3 (struktura e ish-kirurgjive në QSUT) ku aktualisht ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në spitalin Infektiv, për t?u përgatitur për një fluks të mundshëm të shtimit të rasteve, që do të kërkojë edhe hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid 4.
?Jemi duke u përgatitur për të patur burime njërëzore të nevojshme për strukturën e spitalit Covid 3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin Covid 4 që është në aksin Tiranë-Durrës. Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë?, tha Manastirliu, gjatë inspektimit të spitalit Covid 3.
Ndërsa përgjegjësi për burimet njerëzore për situatën e epidemisë, prof. Arben Gjata u shpreh se: ?Kemi një plan të organizuar për përfshirjen që nga vullnetarët që kemi në listë, gjithashtu do të aktivizohen të gjithë stazhierët e disa specialiteteve, duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë nga shërbime të tjera, në shërbimet për pacientët Covid?, tha prof. Gjata.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po përgatitet plani i veprimit për vjeshtë-dimrin, bazuar mbi një strategji të qartë.
?Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e vjeshtë-dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapacitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të cilat janë aseti ynë më i çmuar. Ndaj jemi duke mundësuar që skuadrat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të gatshëm që në momentin që do të duhet, t?I kemi gati dhe të jenë të trajnuar?, tha Manastirliu.
Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave.
"Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë kujdes në përditshmeri me 3 masa të thjeshta: mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena personale, të vetmet armë që kemi në dorë për ta luftuar këtë virus", apeloi Manastirliu. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended