Përgatitjet për hapjen e sheshit “Skënderbej” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t?i bashkohen ceremonisë festive të hapjes së Sheshit ?Skënderbej?.?Pasi i kemi dhënë dorën e fundit, pasi kemi kryer testimet e ndriçimit, pasi kemi bërë pastrimin, pasi kemi kryer provat nga artistët që mjeshtri ynë i madh Pali Kuke ka sjellë nga të gjitha trevat shqiptare, jemi gati që sot në darkë, në orën 19:30, të mirëpresim mijëra qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, turistë, që të hapim sheshin historik, sheshit amë të shqiptarëve, Sheshin ?Skënderbej?.Kryebashkiaku deklaroi se për ndërtimin e këtij sheshi kanë punuar mbi një mijë vetë.?Ky është një shesh i cili, në 1 vit punësoi mbi një mijë persona. Ky është momenti për t?i falenderuar 1 mijë herë për punën fantastike dhe me shumë cilësi që kanë bërë. Mirëpresim të gjithë qytetarët të vijnë si familje, ftesa është e hapur për të gjithë, gjyshër, gjyshe, të rinj, të reja, prindër, fëmijët që jam i sigurtë që do ta shijojnë ashtu si shumë projekte të tjera të Bashkisë Tiranë, sepse kanë qenë të parët që dhanë opinionin e tyre?Sheshi do të shërbejë edhe si një hapësirë kulturore, ku artistë të ndryshëm do të performojnë veprat e tyre më të mira për publikun shqiptarët.
Recommended