Ekskluzive për Ora News/Doktoresha që u kujdes për Alvin: Shijoi për herë të parë çokokremin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Doktoresha Maria Jose Falccichia e cila mori pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës rrëfen në një intervistë ekskluzive për Ora News momentet e para të shpëtimit të 11 -vjeçarit. Tashmë pas 5 vitesh jetese në Siri ai nuk flet më italisht dhe pak shqip. Ndërsa për herë të parë ka shijuar çokokremin. Sigurisht dëshirat e para kanë qenë lodrat.

Doktoresha ju keni qenë pjesë e trupave që punuar për të shpëtuar Alvin. Ku e keni gjetur atë?

Maria Jose Falccichia: Ishte në zonën e jetimëve, por Alvin nuk ishte jetim, ai ka një baba ka dy motra që e duan, ka njq atdhe në Shqipëri që ka dashur ta ndihmojë dhe një vend si Italia që e mirëpret me kënaqësi. Kemi shkuar në Itali, kemi pritur dokumentet që të kalonim në kufirin sirian dhe aty e kemi gjetur. E kemi marrë me makinën e Kryqit të Kuq dhe më pas në Ambasadën italiane në Bejrut.

Si paraqitet gjendja e tij psikologjike?

Maria Jose Falccichia: Alvin nuk flet më në italisht, flet në arabisht dhe pak fjalë në shqip. Ne kemi dashur të respektojmë kërkesën e autoriteteve gjyqësore që dëshironin ta dëgjonim së pari mbi atë që ishte jeta e tij së fundi me të ëmën, e cila ishte radikalizuar së fundi dhe ishte kthyer në një luftëtare. Kështu nuk i bëmë pyetje që mund ti rikthenin kujtime pasi nuk ishte momenti i duhur. Donim që të ishte ai që të bënte kërkesa. Dhe ai kërkoi atë që bëjnë të gjithë fëmijët, donte lodra, patatina, ka shijuar për herë të parë çokokokremin, dhe të kishte dikë me të cilin të luante.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekskluzive-ora-newsdoktoresha-qe-u-kujdes-alvin-kerkoi-lodra-dhe-shijoi-here-te-pare-cokokremin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended