Ora News – Kujdes investimet online, BSH ngre shqetësim për alternativat që s’janë të licensuara

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes me investimet në platformat on line dhe të njohin rreziqet që mund të kenë. Apeli vjen nga Grupit Këshillimor i Stabilitetit Financiar. Drejtuesit e institucioneve mbikëyrëse financiare në vend theksojnë rëndësinë e monitorimit të këtyre platformave dhe apelojnë qytetarët që të orientohen vetëm drejt subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura, që të mos rrezikojnë paratë e tyre.
Banka e Shqipërisë apelon qytetarët që të kenë kujdes me investimet e kursimeve të tyre në platformat e tregtimit on line. Ky shqetësim u ngrit në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, pjesë e të cilit përveç guvernatorit, Gent Sejko ka qenë edhe ministri i Financave, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.
Nisur nga fakti se qytetarët po gjejnë alternativa të reja investimi, pas rënies së ndjeshme të interesave të depozitave dhe bonove të thesarit, ku pjesë e tyre janë edhe platformat e tregtimit on line, Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar theksoi rëndësinë e monitorimit të këtyre platformave dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që publiku të njohë rreziqet e investimit në to dhe të orientohet vetëm drejt subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kujdes-investimet-online-bsh-ngre-shqetesim-per-alternativat-qe-sjane-te-licensuara/

Recommended