Ora News - Shitja e bankave, Sejko: BSH po monitoron me kujdes realizimin e procesit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shitja dhe shkrirja e bankave të nivelit të dytë në vend po vëzhgohet me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë Gent Sejko tha se ndryshimet e aksionerëve po realizohen në bazë të gjitha ligjeve në fuqi. Ndërkohë që u vlerësua si një tregues shumë pozitiv emetimi i eurobondit.

Ndryshimet në sektorin bankar në vend po ndiqen me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se nga 16 banka tashmë kanë mbetur 14 ndërsa theksoi se po zbatohet i gjithë legjislacioni që është në fuqi për ndryshimin e aksionerëve.

Sejko: E kemi marrë në analizë prej vitesh këtë situatë. Pra kjo nuk është një sitautë e papritur, këtë ne e dinim. E kemi shfrytëzuar dhe kemi synuar si rregullator të sistemit financiar që kyproces të shoqërohej me konsolidimin e sistemit bankar dhe në një farë mënyre ka një rezultat pozitiv sepse sot ne kemi dy banka të përthithura nga bankat ekzistuese. Në total ne kemi 14 banka, kundrejt 163 bankave që ne kishim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shitja-e-bankave-sejko-bsh-po-monitoron-me-kujdes-realizimin-e-procesit