Zyrtarizohet shitja e dy bankave - News, lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Banka qëndrore zyrtarizoi shitjen e dy bankave të nivelit të dytë, drejt dy aktorëve të pranishëm në treg.



Ekspertët thonë se ky është një proces normal, i cili do të shërbejë tregut, drejt shërbimeve më cilësore, por ka edhe nga ata që e konsiderojnë këtë si një kufizim të konkurrencës.




Selami Xhepa-Ekspert Ekonomie

Ndihma kryesore i jepet sistemit bankar. Vetë bankat për shkak të kostove të larta fikske shpesh herë normat e tyre të fitimit mund të jenë të ulta ose dhe negative, ndaj reduktimi i aktivitetit bankar apo përqedrimi i tyre e para do të përmirësojë shëndetin e sistemit, ndsërsa nga pikëpamja e konkurrencës duke qënë se dinamikat e tregut të brendshëm sic janë rënia e kreditimit, apo normat ei interesit të depozitave nuk janë shumë interesante, nuk shoh ndonjë rezik se ekonomi do të mbetet pa shërbyer, përkundrazi do të kemi një lidhje më të mirë bankë-konsumator.



Sherif Bundo-Ekspert Ekonomie

Nëqoftë se kemi një përqëndrim të kapitalit të tregut, në një numër më të vogël bankash, apriori mund të themi se kjo dobëson konkurrencën në shërbimet bankare. Dobësimi i konkurrencës do të thotë që copat e kekut të përqëdnrohen në një numër më të vogël bankash dhe në këtë mënyrë kemi një shpërqëndrim të përmirsimit të cilësisë.



Paralelisht me këtë proces, ajo cka lind si nevojë thonë ekspertët është forcimi i mbikëqyrjes nga ana e bankës qendrore.



Ndryshimi i pronësisë në tregun bankar është një fenomen rajonal, pasi disa grupime të mëdha kanë mbyllur degët e tyre në ballkan. Aktyalisht në treg numri i bankave shkon në 14

Recommended