Ora News - Serbët blejnë “Telekom”? Buxhuku: Të analizohet me kujdes për shkaqe sigurie
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndër kompanitë më të mëdha të telefonisë celulare në vend Telekom ka nisur procedurat për shitjen e aksioneve . Aktualisht në garë janë tre kompaninjë ndër to Telekom Serbia dhe dy bullgare. Administratori Gjergj Buxhuku e sheh me skepticizëm faktin e blerjes prej një kompanie serbe. Ai i bën thirrje institucioneve përkatëse dhe qeverisë që të analizojë me kujdes këtë proçes në mënyrë që të mos cenohet siguria.

Buxhuku: Ne duhet të jemi të vërtetë pavarësisht dëshirës për marrëdhënie miqësore. Dihet problematika që ka Serbia me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Dihet nga ana tjetër influenca e fortë ruse në Serbi, dihen nga ana tjetër angazhimet që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s. Janë disa arsye që e bëjnë të domosdoshme që shteti shqiptar të shikojë me seriozitet këto raste.

Largimin e Telekom nga Shqipëria, Buxhuku e konsideron një shenjë negative edhe për klimën e biznesit në vend

Buxhuku: Pavarësisht se këto janë çështje totalisht të biznesit privat, të dyja rastet, shija që të lë të duket pak e çuditshme që menaxhimi gjerman të jetë më i dobët se telekomi i Serbisë.

Telekom Albania zë një peshë të rëndësishme në tregun shqiptar të telefonisë mobile dhe zotërohet nga kompania e mirënjohur Deutsche Telekom. Telekom Albania u prezantua në Shqipëri në 23 Korrik 2015 duke zëvendësuar Albanian Mobile Communications (AMC) e cila është kompania më e hershme telefonike në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/serbet-blejne-telekom-buxhuku-te-analizohet-me-kujdes-shkaqe-sigurie
Recommended