Ora News - Kujdes me gjelin dhe bakllavanë, kanë shumë yndyrë e kalori
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tryeza më e pasur me ushqime është padyshim ajo e mbrëmjes së Vitit të Ri. Por para se të tundohemi nga shija e gjelit të detit, bakllavasë apo gjithë gatimeve tradicionale është me rëndësi të dimë ndikimin që ato kanë në shëndet në rast se e teprojmë me sasinë.

Dietologia Anila Kalleshi thotë se kujdes duhet treguar me lëkurën e gjelit të detit që përmban shumë yndyrë apo bakllavanë dhe sallatën ruse që kanë shumë kalori.

Anila Kalleshi: ?Lëkura e gjelit të detit që përmban yndyrë të ngopur, me origjinë shtazore që ka goxha kalori për të konsumuar, si edhe pjesën më të madhe të kripës dhe erëzave gjatë pjekjes e merr lëkura e gjelit të detit. Një tjetër element i dëmshëm është bakllavaja që përmban 600-700 kalori që nuk janë pak dhe kjo varion nga amvisat.?

Personat që vuajnë nga sëmundjet kronike nuk duhet të konsumojnë shumë ushqime që përmbajnë sheqer.

Anila Kalleshi: ?Personat me kolesterol nuk duhet të konsumojnë yndyrna me origjinë shtazore, pra gjalpin duhet ta shmangin. Kjo do të thotë se bakllavaja për ata persona nuk është e rekomanduar. Gjithashtu një person me kancer natyrisht që ëmbëlsirat nuk duhet ti konsumojnë për asnjë arsye sepse qelizat kancerogjene ushqimin bazë dhe kryesor të tyre kanë sheqerin.?

Sallatat dhe frutat s`duhet t`i mungojnë darkës së ndërrimit të viteve ndërsa këshillohen sa më pak pije me gaz apo energjike.

Anila Kalleshi: ?Këta lëngjet me fruta që na serviren kanë konservantë brenda, ngjyrosës, aromatizues dhe absolutisht asnjë lloj fruti brenda. Pijet me gaz janë pije që ndikojnë në sistemin e trurit duke shkaktuar probleme dhe çrregullime.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kujdes-me-gjelin-dhe-bakllavane-kane-shume-yndyre-e-kalori

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended