Ora News – Sejko takim me FMN dhe BB: Kujdes kreditim dhe euroizimi i ekonomisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma në drejtim të deeuroizimit të ekonomisë kanë qenë disa nga temat e diskutura gjatë takimit të guvernatorit Gent Sejko me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtare dhe të Grupit të Bankës Botërore , të cilat u zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 13-15 tetor 2017.
Kreu i Bankës Qendrore u shpreh se sistemi bankar shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë si dhe me një nivel të kënaqshëm kapitalizimi dhe likuiditeti.
Lidhur me nivelet e larta të euroizimit, Guvernatori Sejko prezantoi Memorandumin në bazë të cilit po ndiqet një përqasje strategjike afatgjatë për deeuroizimin e ekonomisë, që nëpërmjet reduktimit të përdorimit të euros në ekonominë shqiptare do të mundësojë rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe forcimin e stabilitetit financiar në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-takim-me-fmn-dhe-bb-kujdes-kreditim-dhe-euroizimi-i-ekonomise/

Recommended