Ministri i Financave Angjeli dhe shefi i FMN deklarojne rritjen e ekonomise - (31 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ministri i Financave Anastas Angjeli ka deklaruar sot, se në Janar të vitit 2001, do të rriten 10% rrogat e ushtarakëve dhe policëve, ndërsa në Korrik do të rriten 8% pensionet dhe pagat e buxhetorëve. Kreu i financave bëri publik këtë angazhim të qeverisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp, me shefin e misionit të FMN-së Neven Mates, i cili vizitoi Tiranën nga 16-31 Tetor.

Sipas tij paraqitja makro ekonomike e Shqipërisë, për tre mujorët e parë të vitit 2000, ishte shumë e favorshme, me një prodhim që pati rritje më të shpejtë nga ajo që ishte parashikuar. Më tej ai tha, se politika fiskale ka qenë në rrugë të mbarë me një rritje të ndjeshme prej 30% të të ardhurave tatimore. Kjo falë përmirësimit në administrim të tatimit dhe doganave, që ndaloi kontrabandën dhe zvogëloi korrupsionin.

Ne shpresojmë, tha shefi i misionit të FMN, që mjedisi ekonomik në 2001 të mbetet i favorshëm me një rritje të fuqishme. Ndërsa për buxhetin e vitit të ardhshëm, Mates tha, se për të stimuluar aktivitetin privat, buxheti do të përfshijë një ulje të tarifave të importit dhe taksave të tjera./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended