Ora News - Ndryshojnë fondet në buxhet, Angjeli: Bëni kujdes me borxhin dhe me projektet PPP
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti për vitin e ardhshëm i cili parashikon rritjen e pagave për disa kategori ku përfshihen mjekët, mësuesit dhe forcat e sigurisë, është miratuar nen për nen në parlament.Kuvendi i kërkoi qeverisë të vijojë uljen e borxhit publik dhe të bëjë kujdes me PPP-të. Ndërkohë që u miratuan edhe një sërë ndryshimesh për fondet e ministrive, ku infrastruktura dhe bashkimi kombëtar morën pjesën më të madhe.

Buxheti për vitin e ardhshëm ka kaluar pa diskutime në parlament.

Për vitin e ardhshëm pritet të ketë rritje pagash për mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e burgjeve.

Gjithashtu parashikohet të rritet bonusi për lindjet.Por përtej kësaj, Kuvendi i kërkoi qeverisë të bëjë kujdes me nivelin e borxhit publik si dhe me projektet PPP.
Anastas Angjeli: Të vazhdojë inisiativa e marrë për ruajtjen e trajektores në ulje të borxhit publik. Gjithashtu, meqenëse ka pasur një diskutim të gjerë për çështjen e PPP-ve, janë pranuar sugjerimet për përmirësimin e projekteve dhe të cilësisë së këtyre lloj projekteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshojne-fondet-ne-buxhet-angjeli-beni-kujdes-me-borxhin-dhe-me-projektet-ppp
Recommended