Ora News - Kujdes nga enët e kuzhinës dhe lodrat, përmbajnë kimikate toksike
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri gjenden aksesorë flokësh, enë kuzhine por edhe lodra, që përmbajnë kimikate toksike të mbetjeve elektronike. Të dhënat alarmuese publikohen nga Aleanca Europiane për Shëndetin dhe Mjedisin e cila në harkun kohor prill-qershor 2018, mblodhi 430 mostra të këtyre produkteve nga 19 shtete të Europës si Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Holland, Shqipëri,Mali i Zi, e Serbi.

Produktet u analizuan për përqendrimet e kimikateve specifike nga laboratori i Universitetit të Kimisë dhe Teknologjisë në Pragë.

Nga produktet e marra në Shqipëri, analiza laboratorike nga 4 mostra të aksesorëve të flokëve konstatoi 3 që përmbanin kimikate.

Vendi ynë nuk përjashtohet as nga rreziku i lodrave të kontaminuara duke qënë se i eksporton ato nga vende problematike.

Lodrat që kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin motorrik të fëmijëve shpesh mund të kthehen në rrezik për ta. Kontaminimi i tyre por edhe produkteve të tjera është shqetësues pasi gjatë lojës te vegjlit mund t`i fusin ato në gojë. ekspertët shprehen se ato mund të shkaktojnë ndërprerjen e funksioneve të tiroides por gjithashtu mungesë neurologjike dhe vëmendje tek fëmijët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-shqiperi-ka-produkte-te-kontaminuara
Recommended