Ora News - Massafra: Largimi i të rinjve varfëron vendin, kujdes nga çdo formë arratisjeje!
  • 5 years ago
#rtvora

Plaga më e madhe që po vuan sot Shqipëria është largimi i rinisë. Shpresën se në vendin e tyre mund të ketë të ardhme ja kanë vrarë dhe prandaj sfida kryesore është për ta frenuar këtë fenomen, duke rikthyer këtë shpresë.

Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra duke përcjellë këtë shqetësim, kërkoi që të gjithë të punojmë për ta ndërtuar të ardhmen këtu, e duke ushtruar presion të shëndoshë mbi ata që kanë pushtetin politik dhe ekonomik në duar.

Imzot Angelo Massafra: Largimi i të rinjve varfëron vendin tonë, kini kujdes prej çdo forme arratisjeje, jo vetëm asaj fizike nga atdheu juaj por edhe asaj morale që ka shijen e mosangazhimit. Kemi detyrë të lëmë gjurmë pozitive gjatë kalimit tonë në këtë botë për të mos qenë fajtorë me lëshime.

Kisha katolike ka zgjedhur jo vetëm të rrijë në kuadrin e apelit, por përmes caritasit shqiptar dhe në partneritet me atë austriak, si dhe financim të Agjensisë Austriake për Zhvillim t?i japë jetë projektit ?Puna juaj?.

Ai ka si synim fuqizimin e të rinjve duke sfiduar barrierat sociale dhe ekonomike të rajonit tonë.

Helmut Rauth: Puna jonë konsiston në aleanca. Asnjë aktor nuk mund të përballojë i vetëm sfidën globale të varfërisë. Duam të punojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijeve tane dhe të të gjithë njerëzve. Dioqezat janë një derë e hapur në Austri për ata njerëz të disavantazhuar, e kështu besoj janë kudo. Ne duam të forcojmë punën e tyre për të mbështetur dhe integruar këto shtresa, e veçanërisht të rinjtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/massafra-largimi-i-te-rinjve-varferon-vendin-kujdes-nga-cdo-forme-arratisjeje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended