Ora News - PE: Kujdes me PPP, të rritet auditimi ndaj projekteve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas kërkesës së FMN dhe Bankës së Shqipërisë edhe Parlamenti Europian i ka sugjeruar Shqipërisë të bëjë kujdes me konçesionet PPP. Në raportin e fundit kërkohet që të forcohen kapacitet audituese dhe të vlerësohen efektet financiare. Në raport shihet me shqetësim edhe niveli i borxhit publik i cili vlerësohet më i larti në rajon dhe për këtë kërkohet forcim i konsolidimit fiskal.

Parlamenti Evropian kërkon heqjen dorë nga dhënia e bonusit me 10 për qind të kompanive që paraqesin propozime të pakërkuara. Në raportin e miratuar për Shqipërinë i kushtohet një vëmendje e posaçme projekteve të formës Partneritet Publik Privat që prej kohësh janë kthyer në një arenë debati në vendin tonë. Për këtë çështje propozohet të shtohen auditimet për investimet që janë realizuar ose do të realizohen prej kompanive. Madje kritika shprehen në rastin e vlerësimeve financiare për të cilat është konstatuar se shpesh herë mungojnë.

Sipas Komisionit Europian deri në fund të 2017 janë nënshkruar 200 partneritete publiko-private. Për të shmangur efektet negative Shqipërisë i kërkohet që të përmirësojë aftësitë teknike dhe kapacitetet për të hartuar dhe vlerësuar koncesionet dhe projektet e PPP.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pe-kujdes-me-ppp-te-rritet-auditimi-ndaj-projektev
Recommended