Bushati thumbon Gent Cakajn: Të bëjmë kujdes ndaj luleve, t’i ujisim dhe t’i ushqejmë

  • 4 years ago
TIRANE- Deputeti i PS-së, dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar një mesazh në drejtim të ministrit të Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, teksa mori pjesë në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2020, që i është akorduar ministrisë së Punëve të Jashtme, Bushati, iu drejtua Cakajt me një mesazh mbi administratën, që të tregohet kujdes për ta.

Nëse ka një gjë që ne duhet të bëjmë është kujdesi ndaj luleve, t?i ujisim dhe t?i ushqejmë. Kjo ka të bëjë me kapacitete administrative. Nuk do t?i marrim dot frytet menjëherë, por do kërkojë kohën e vet?, ka deklaruar Bushati.

Bushati nuk la pa komentuar as situatën politike në Shqipëri duke shpresuar se vitin tjetër do të jetë me e paqtë.

Viti i ardhshëm është i rëndësishëm për Shqipërinë edhe për faktin se merr drejtimin e presidencës së OSBE. Vlerën e caktuar për këtë presidencë, Komisioni i Punëve të Jashtme e cilësoi si të mjaftueshëm.

Recommended