Ora News – Transparencë me shpenzimet, Soreca: Kujdes me përzgjedhjen e projekteve në investime

  • 5 years ago
#oranews #luigisoreca
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka bërë apel për më shumë transparencë me shpenzimet e buxhetit të shtetit. Diplomati evropian bëri thirrje që të bëhet kujdes në përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e projekteve të investimeve publike. Ndërkohë ministrja Anila Denaj deklaroi se janë marrë masa për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërsa premtoi vijimin e reformave.

Pas fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore edhe Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me shpenzimet publike. Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca theksoi se procedurat e prokurimeve duhet të jenë transparente dhe të sigurojnë përzgjedhjen e projekteve më të mira për qytetarët.

Soreca: Planifikimi i shpenzimeve është i nevojshëm për të ofruar shërbim cilësor se asnjëherë nuk ka para te tepërta. Reforma ne administrate publike është kyç për çdo vend kandidat qe synon BE. Mirëpresim qe ministria të përcaktojë kufijtë dhe standardet sepse çdo institucion ka rol ne menaxhimin e financave. Edhe parlamenti ka rol të rëndësishëm për mbikëqyrjen se bashku me shoqërinë civile. Paratë publike janë paratë e qytetareve dhe ata kanë të drejtë të kërkojnë që ato të përdoren me efektivitet. Planifikimi dhe menaxhimi i investimeve publike është i rëndësishme dhe duhet që të zgjidhen prokurimi dhe përzgjedhja e projekteve më të mira dhe më pas është mbikëqyrja pasi vetëm në këtë mënyre mund të ndërtohet një rrugë.

Ndërkohë ministrja e financave Anila Denaj premtoi angazhim për vijimin e reformave të nisura të kuadër të mirëmenaxhimit të buxhetit

Denaj: Masat e ndërmarra për detyrimet e vonuara rezultojnë të suksesshme në parandalimin e borxheve të reja të krijuara dhe eliminimin e borxheve ekzistuese. Kontrollet e shpenzimeve janë përmirësuar me kërkesën për regjistrimin e angazhimeve, përfshirë angazhimet shumë vjeçare.

Këto deklarata erdhën gjatë një aktiviteti për përgatitjen dhe finalizimin e Strategjisë së Rishikuar të Menaxhimit të Financave Publike 2019-2022.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/soreca-parate-publike-jane-te-qytetareve-ato-duhet-te-perdoren-me-efektivitet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended