Ora News - Telekom Albania shitet 50 milionë euro, e blejnë bullgarët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kompania e telefonisë mobile "Telekom Albania" është shitur për 50 milion euro.

Njoftimi është bërë publik nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, e cila kontrollon kompaninë shqiptare Telekom Albania.

Kompania do të kalojë në pronësi të kompanisë bullgare "Albania Telecom Invest AD", e cila drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro ? Bullgar.

Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, theksoi: ?Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm?.

Tsamaz falenderoi stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE.

"Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas? u shpreh më tej Zoti Tsamaz

Mësohet se kjo marrëveshje ka hyrë në fazën e saj finale për të vijuar me aprovimin administrativ të autoriteteve lokale dhe financiare, procedura përmbyllse të cilat priten të përfundojnë në gjysëm e parë të vitit 2019.

Kompania bullgare Vivacom zotëron rreth 24 për qind të tregut të telefonisë në Bullgari por vitet e fundit rezulton se kompania ka pësuar një humbje.

Ndërkohë shitja e Telekom Albania u vendos nga drejtuesit pas uljes së fitimeve në Shqipëri për shkak të tregut të vogël si dhe të tjera problemeve që lidhen me klimën e të bërit biznes. Telekom Serbia ishte një ndër kompanitë një bëri një ofertë më të lartë për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

E megjithatë ky interes nuk u mirprit nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare me arsyetimin se se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike.

Shitja e Telekom Albania ka shkaktuar pasiguri edhe për punonjësit e kësaj kompanie.

Sipas Sindikatës së Postë Telekomit Shqiptar janë rreth 400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë si rezultat i shitjes së Telekom Albania.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/telekom-albania-shitet-50-milion-euro

Recommended