Ora News - Shitet Telekom, bullgarët pronarë të kompanisë celulare

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania celulare Telekom Albania do të blihet nga bullgarët. Nga burime pranë kompanisë mësohet se transaksioni tashmë është në përfundim dhe shumë shpejt do të bëhet publik. Kompania Vivacom, është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari.

Një ndër kompanitë celulare më të rëndësishme në vend, Telekom Albania, do t?i shitet bullgarëve.

Nga burimet mësohet se tashmë transaksioni i shitjes është thuajse në përfundim dhe do të bëhet publik me shumë gjasë në fillim të janarit.

Kompania bullgare Vivacom është një ndër kompanitë më të mëdha të telefonisë në Bullgari dhe ka si aksioner kryesor Spas Rouseev.

Kompania bullgare Vivacom zotëron rreth 24 për qind të tregut të telefonisë në Bullgari por vitet e fundit rezulton se kompania ka pësuar një humbje prej rreth 36 milionë eurosh.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shitet-telekom-bullgaret-pronare-te-kompanise-celulare

Recommended