Privatizimi i kompanisë celulare AMC (16 Maj 2000)

  • 4 years ago
Si çdo gjë e re dhe celulari në fillim në Shqipëri u duk si diçka e frikshme. Ndërsa frikën e vërtetë e ndjen kur shkon për t'u abonuar. Drejtori i AMC-së Genc Hamzaraj thotë:
" Tarifat e regjistrimit janë të larta. Varet nga 45 mijë lek të reja deri në 65 mijë lek të reja. Janë më të lartat në Europë. "
Duke qënë e vetmja kompani e celularëve, AMC deri tani ka diktuar çmimet dhe tregun. Siç ju treguam dhe ne, në kompaninë greko-norvegjeze tha ofertën më të madhe në tenderin për privatizimin e telefonit celular, ndërsa deri në privatizimin e saj, drejtori i Telekomunikacionit në Ministrinë e Privatizimit Pirro Xhixho thotë se ka ende rrugë.
" Vendimi i qeverisë e parashikon hapjen e gares. Kjo do të lidhet dhe me disa aspekte tekniko-ligjore siç janë kalimi i procedurës të dokumentit të tenderit në qeveri, miratimi i ligjit të telekomunikacioneve për të bërë të plotë të gjithë kuadrin ligjor dhe për ti paraprirë hapjes së licensës, afati është lidhur pikërisht me këto poshtë dhe gjithçka e vendosur është punë kohe."
Sipas zotit Xhixho, e rëndësishme është që tregu u hap. Kompani të tjera mund të hyjnë në konkurencë dhe çmimet të bien. ndërsa drejtori i AMC-së , Genc Hamzaraj shton:
" Së pari do të sjellë ulje të çmimeve,tarifave dhe cilësi të sjelljes së shërbimit. Për ne është e qartë që ai do të synojë të zgjerojë shumë shpejt tregun dhe këtë mund ta bëjë vetëm mbi bazën e çmimeve të ulta."
Deri tani abonimi luhatet nga 45 mijë deri në 65 mijë lekë në muaj. Megjithatë AMC numëron rreth 14 mijë abonentë të cilët shpjegojnë dhe arsyet se përse nevojitet telefoni i xhepit. Me largimin e shtetit nga AMC-ja, kjo kompani i ka shanset të menaxhohet më mirë dhe çmimet të bien në muajt që vijnë.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/