Fabrika e kepuceve Gjirokaster ne proces privatizimi (7 Maj 2000)

  • 4 years ago
330 punëtorët e ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro-greke në Gjirokastër "Rektor Albania" kanë kaluar në asistencë lokale jashtë dëshirës së tyre dhe janë ndaluar të hyjnë në fabrikën e lëkurëkëpucëve. Drejtori i palës shqiptare Flamur Çani thotë se dokumentacioni nevojshëm që pjesa shqiptare e ndërmarrjes të kalojë në proces privatizimi ka përfunduar dhe ndodhet në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Por kryetari i Këshillit Sindikal Vaso Vasili pohon se ortaku grek në bashkëpunim me palën shqiptare ka eliminuar pjesë të teknologjisë nga kapitali i palës shqiptare dhe janë zëvëndësuar nga makineri të konsumuara të blerë nga ortaku grek për të ngritur vlerën e kapitalit të tij.
Sindikalistët kanë realizuar disa greva për të sensibilizuar pushtetin lokal, Ministrinë Publike dhe të Privatizmit që procesi i privatizimit të mos lerë në rrugë 330 punëtorët e kësaj ndërmarrje. Por procesi i kësaj fabrike ka nxjerrë në pah përplasjen me 52 trashëgimtarët e ish pronarëve Papa Vangjeli. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak anëtarët e këshillit të nisura nga kërkesat e shumta për mungesë kompetencash kanë marrë në diskutim vetëm kërkesën për shkarkimin nga detyra të drejtorit Flamur Cani. Por me dy vota më shumë Çani mbetet përsëri në detyrën e drejtorit. Pas kësaj sindikalistët kërcënojnë me grevë urie ndërsa afati i mëtejshëm i privatizimit duket se do të kushtojë një kohë më të gjatë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/