Hapet tenderi i privatizimit të AMC - (15 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot pasdite filloi procedura e hapjes së ofertave për privatizimin e 85% të aksioneve të shoqërisë anonime AMC. Tre janë firmat europiane konkuruese, të cilat kanë paraqitur zarfat me dokumetat e nevojshme për tender. Ministri Muçi për herë të parë në prani edhe të noterit, nis procedurën e hapjes së ofertave.

Turicell një firmë turke, përveç të dhënave për planin e biznesit ofroi 39 milion dollarë, Panafon firmë greke ofron 40 milion, ndërsa Cosmo Net Telenor kooperimi i një firme greke dhe norvegjeze, ofron dyfishin e çmimit të ofruar nga dy firmat e mëparshme, 85.6 milion dollarë.

Rekomandimet e komitetit vlersimit për perzgjedhjen e investitorit strategjik për privatizmin e të vetmes kompani te celularëve do ti paraqiten Këshillit të Ministrave. Por sipas çmimit të ofruar kooperimi i një firme greke me atë norvegjeze me emrin Cosmo Net Telenor, ka ofruar dyfishin e çmimit. Pas përfundimit të hapjes së zarfave përfaqësuesi i firmës Cosmo Net Telenor ka folur përpara gazetarëve.

Sipas tij kopania ka shqyrtuar propozimin e qeverisë shqiptare për blerjen e AMC si një kërkesë serioze. Unë besoj se vendi juaj ka se çfarë ofron për investitorët privatë. Besoj se tregu është i virgjër dhe AMC është relativisht i mirë. Mendoj se do kemi biznes të mbarë. Ne ende nuk jemi fituesit zyrtar, por në qoftë se do të jemi fituesit do të bejmë më të mirën e mundshme, duke bërë publike edhe strategjinë tonë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended