Ora News - Kontrolle blic nëpër burgje, gjenden celularë, drogë dhe mjete prerëse, 13 të proceduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolle dhe inspektime blic janë zhvilluar në një sërë burgjesh të vendit, duke gjetur sende të shumta si telefona celularë, mjete prerëse të improvizara nga të burgosurit dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

- 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

-135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

-27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

-Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

-Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentesh.

- Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

-1 punonjës policie për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t?i ruajë ato?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrolle-blic-neper-burgje-gjendet-materiale-te-shumta-13-te-proceduar

Recommended