Shkunden burgjet/ Të dënuarit me thika, drogë e celularë, 13 të proceduar, 3 të pezulluar

  • 6 years ago
rejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka zhvilluar një aksion blic të shtrirë në harkun kohor të tre javëve, falë të cilit ka mundur të kalojë në filtrin e kontrollit, jo vetëm të dënuarit, por edhe policiët e familjarët e të dënuarve.

Rezultatet e aksionit i bën të ditur Prokuroria. Nga kontrollet e rrufeshme të dënuarit janë kapur me telefona celularë, mjete prerëse të improvizara dhe lëndë narkotike.Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

· 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

· 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

· 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

· Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

· Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.

· Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

· 1 punonjës policie për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t?i ruajë ato?.

· 1 punonjës policie për vepren penale të ?Falsifikimit të dokumentave?.

· 11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale ?Futja e sendeve të ndaluara?.

· 1 familjar i të dënuarit për veprën penale ?Futja e sendeve të ndaluara?.

Recommended