Report TV - Arrestime të shumta në Vlorë për drogë, sekuestrohen lekë, makina, celularë
  • 5 years ago
VLORË- Një operacion i policisë së Vlorë është finalizuar me arrestime të shumta.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se arrestimet janë kryer gjatë natës, por nuk ka ende një numër konkret për sa bëhet fjalë. Sipas burimeve, të arrestuarit kryesisht në fushën e narkotikëve. Ky operacion vjen një ditë pas arrestimit të dy vëllezërve, Tesilvan dhe Satilno Tasho.

Policia ka dalë në një konferencë për mediat për më shumë detaje. 

"Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Vjeshta".
 
Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ?Kultivimit të bimëve narkotike?, por edhe veprave të tjera penale si ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Moskallëzimi i krimit?. 
 
Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:
 
Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.
A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.
M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.
R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
Recommended