Ora News - Mbyllja e "Telekom Albania", rrezikohen 400 punonjës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë si rezultat i shitjes së Telekom Albania. Kreu i Sindikatës së Postë Telekomit Shqiptar Renato Muçaj thotë se shteti duhet të krijoj një strategji për punësimit e këtyre personave para realizimit të marrëveshjes.

Renato Muçaj: Nga mbyllja e operatorit të kaluar u mbyllën 255 vende pune dhe nga mbyllja e këtij operatorit që rrezikon ose të shitet sepse nuk dihet fati i pumnonjësve, janë 400 punonjës që rrezikohen të mbeten pa punë.

Muçaj thekson se nuk duhet pranuar shitja e njërës prej kompanive më të mëdha celulare në vend te "Telekom Serbia".

Renato Muçaj: Dhe në opinionin tonë mund të bëjë një rrezik për sigurinë kombëtare. Por, ne jemi shumë të shqetësuar çfarë do të ndodhë me punononjësit.

Edhe pse ofertat nuk janë bërë ende zyrtare "Telekom Albania" pritet të kalojë te një prej kompanive që janë aktualisht në treg.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbyllja-e-telekom-albania-rreziohen-400-punonjes

Recommended