Ora News - Shumica "matet" për Teatrin, Ruçi: Dekreti i Metës po shqyrtohet me kujdes
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit Kombëtar do të diskutohet në rendin e ditës të datës 20 shtator nga Kuvendi. Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi, nuk e konsideroi një shtyrje por përgjegjshmëri.

Ruçi: Me kërkesë të komisioneve të parlamentit u kërkua një javë kohë, kjo nuk është shtyrje por përgjegjshmëri.Për këtë çështje ka impenjim dhe nga KE. Do ta rrëzojë apo do ta miratojë dekretin e Presidentin mazhoranca këtë nuk e di. Kam të drejtën time të jap mendimin tim dhe votën time, le të presim datën përkatëse të seancës plenare.

I pyetur nëse ka një ndryshim qëndrimi nga ana e mazhorancës, ai pati këtë koment:

Ruçi: Çdo kryetar Kuvendi nuk do ta vlerësonte që një dekret i Presidentit të shkrepesh pa vënë sy. Jam në mbështetje të këtij problemi që ka marrë kaq sensibilitet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-ta-rrezoje-mazhoranca-dekretin-e-metes-teatrin-pergjigjet-ruci
Recommended