Rrëzohet mes debatesh dekreti i Metës për Kodin Penal, Dervishaj: S'funksionon Kushtetuesja!

  • 5 years ago
Mes debatesh të mëdha Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e presidentit Meta për Kodin Penal. Ky dekret i Metës është rrëzuar me 8 vota pro dhe 2 kundër.

Diskutime në Komisionin e Ligjeve për kthimin ligjit për ndryshimin e Kodi të Penal kanë qenë mes deputetëve dhe Bledar Dervishajt, këshilltarit ligjor të presidentit.

Po ashtu Dervishaj është përplasur edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku kjo e fundit argumentuar se përse janë propozuar ndryshime por dekreti i Metës nuk kishte sens.

?Ndryshimet që janë propozuar në Kodin Penal kanë pasur si qëllim luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit. Duke pasur në konsideratë që ka pasur mungesë të instrumenteve për të luftuar forma të reja të krimit, janë sjellë këto ndryshime. Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë. Ashpërsimi i veprës penale nuk është e vetmja rrugë, por nga nevoja e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u sollën këto ndryshime", tha Gjonaj.

Recommended