Top News - Vajza ndërroi jete nga sëmundja e rëndë, blogerja ndaj fotot që të këpusin shpirtin!
  • 4 years ago
Mes dhimbjes së pamatë, blogerja Ashley Stock i dha lamtumirën e fundit muajin e kaluar vajzës së tre vjeçare, Stevie, e cila ndërroi jetë prej kancerit në tru. Ylli i mediave sociale postoi vetëm tani së fundi disa foto tepër prekëse nga funerali I mbajtur në 1 qershor. Aty shihen të dërrmuar shpirtërisht bashkë me të shoqin, Benin e djemtë Ëesley, 10 vjeç dhe Saëyer, 7. Familja e pikëlluar shfaqej në foto duke vendosur duart mbi arkëmortin e vogëlushës, teksa djemtë nuk I mbajnë dot lotët. Në anët e arkivolit, ata lanë shenjat e duarve të tyre duke përdorur për këtë një bojë të bardhë. Sëmundja kishte përparuar me një shpejtësi të frikshme tek 3 vjecarja. Mjekët e diktuan masën në tru pasi ajo u shtrua në spital në 11 prill, dhe disa ditë më vonë, u mësua se ishte e një forme aggressive, DIPG, për të cilën blogerja thotë se i ka zeri shanset e mbijetesës. Kjo sëmundje shfaqet zakonisht tek fëmijet e moshës nga 5 deri në 7 vjec. Që prej humbjes së të bijës, Ashley e ka përdorur vazhdimisht mediat sociale për të përcjellë ndjenjat e saj, pasi thotë se një gjë e tillë, deri diku ia lehtëson pak dhimbjen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Blogerja#TopChannel
Recommended