RTV Ora - Kisha Ortodokse: Takimet elektorale në kisha, fyerje e ndjenjave fetare
  • 5 years ago
#rtvora
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas përdorimit të ambienteve të kishave për fushata elektorale.

Në një postim në Facebook, Kisha Ortodokse është shprehur se ka pasur përdorim të papranueshëm të ambienteve kishtare për qëllime politike në Kurjan të Loskovecit dhe në fshatin Lekë.

Ndërsa theksoi se përdorimi i ambienteve të shenjta për aktivitet politik përbën fyerje të ndjenjave fetare.

"Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës,ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike,"-shkroi kisha.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kisha-ortodoske-takimet-elektorale-ne-kisha-fyerje-e-ndjenjave-fetare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended