RTV Ora - Kremtohet e Premtja e Zezë, mijëra besimtarë e qytetarë ndoqën ceremonitë fetare
  • 5 years ago
#rtvora
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan të Premten e Zezë, ditë që simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Me mijëra besimtarë por edhe vizitorë u bënë pjesë e ceremonisë në Korcë ku bashkohen 7 epitafë.

Nën tingujt e një muzike funebër, ata parakaluan në dy bulevardet e qytetit dhe më pas u rikthyen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit".

Aty bëhet edhe riatuali i kalimit nën Epitaf që besimtarët e shoqërojnë me lutje për më shumë shendet e mirësi.

Mijëra qytetarë, pavarësisht besimit fetar ndoqën edhe në Berat ritualin e nxjerrjes së epitafit në rrugë.

Ka qenë Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili ka drejtuar edhe rritet fetare në Katedralen e Shën Dhimitrit.

Ceremoni të ngjashme u mbajtën pranë të gjitha kishave ortodokse.

Të dielën besimtarët do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kremtohet-e-premtja-e-zeze-mijera-besimtare-e-qytetare-ndoqen-ceremonite-fetare


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended