Lezhë/ Kremtohet e premtja e zezë, Ipeshkvi Otavio Vitale mesazh shqiptarëve

  • 5 years ago
Besimtarë katolikë në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe ?Udha e Kryqit?.Të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik besimtarët u nisen nga katedralja e qytetit për të marshuar deri në kalanë e Lezhes duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

Gjatë kremtimit të udhes së kryqit, ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale ju ka drejtuar një mesazh shqiptareve që mos të largohen nga vendi i tyre, pasi është i bindur se situata do të ndryshoje, ndaj nuk duhet humbur shpresa.

?Udha e Kryqit? vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.