Report TV - Pas 15 vitesh, lindin trinjakë në Berat/ Prindërit: Të na ndihmojë shteti

  • 6 years ago
Pas 15 vitesh në Qarkun e Beratit, një nënë e re ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Libonika Dodoveci, 25 vjeçe, banore e fshatit Drizë, në njësinë administrative Kozave, në rrethin e Kuçovës e ka kryer lindjen me ndërhyrje çezariane. Libonika është surprizuar, sepse nga ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë kishte mësuar se priste dy binjakë dhe jo tre.

Është lindja e parë. Dy binjakë i dija, por tre jo. U ndjeva shumë e lumtur, punojmë çfarë të jetë. Dua ndihmë, s?e di si mund t?i përballojmë nga ana ekonomike.

Libonika Dodoveci, nëna e trinjakëveBabai i trinjakëve, Ervis Dodoveci shprehet se nuk do të jetë e lehtë rritja e tyre, duke apeluar për ndihmë.

Jo nuk e dija, e dija vetëm për binjakë. Jam shumë i lumtur tani që e mora vesh për 2, por është shumë e vështirë. Punë s?ka. Kush ka mundësi të më ndihmojë, i bëj thirrje shtetit dhe bashkisë të na ndihmojnë se s?kemi ekonomi.

Ervis Dodoveci, babai i trinjakëve

Recommended