Report TV -Të veshur bukur e të qeshur fëmijët rikthehen në kopshte e çerdhe, flasin prindërit

  • 4 years ago
Të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, që reflektoheshin që në hyrje të godinave, ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, do t'i gjejë nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve për ta festuar, edhe pse jo si më parë. Report Tv është zhvendosur me gazetaren Doris Sallaku në çerdhen nr. 1 në Tiranë për të ndjekur nga afër rikthimin e fëmijëve dhe zbatimin e masave të COVID-19.

Recommended