Vdesin binjakët 5-muajsh në Berat, prindërit dyshojnë te qumështi

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat, ku dy foshnje 5-muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë. Foshnjet që ndërruan jetë janë Rojan dhe Rojel Agalliu. Binjakët janë dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit, pavarësisht tentativës së prindërve. Familjarët dyshojnë se shkak ka qenë helmimi nga qumështi me kuti.

Por sipas burimeve të Report Tv nga spitali i Beratit, nga analizat paraprake nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se foshnjet mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes. Mjekët dyshojnë te një tjetër pistë, se binjakët mund të jenë asfiksuar nga soba me dru në shtëpi.

Recommended